English

Daja, hajdut dyqanesh, abuzon me mbesën që kishte në kujdestari

Tiranë, 26 shtator, NOA - Një vajzë 21-vjeçare ka denoncuar dajën e saj si autor të një sulmi seksual që kishte vetëm një qëllim, përdhunimin brenda banesës. I dyshuar është arrestuar, por jo për tentativën e përdhunimit, akuzë e cila iu shtua më pas, por sepse u gjet duke plaçkitur një dyqan në Tiranë.

Ngjarja e rëndë, sipas denoncimit të bërë sot, ka ndodhur dy ditë më parë, në orën 18.30 në banesën ku jetonte 21-vjeçarja, në lagjen "Allias" në periferi të Tiranës.

Policia tha për agjencinë NOA se Kujtim F., 48 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Allias, i dënuar më parë për vjedhje, është denoncuar snga 21-vjeçarja, në prani të përfaqësuesit ligjor, se e ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, duke ushtruar forcë.

Duket se denoncimi është vonuar të bëhet, sepse policia e Komisariatit Nr.3 Tiranë në një aksion të kryer dje, e ka kapur 48-vjeçarin, nën dyshimet për vjedhje.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, kryen ekzekutimi e urdhrit të ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj Kujtim F., pasi dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër, kanë tentuar të vjedhin me thyerje një dyqan me artikuj ushqimor, në rrugën "Mine Peza" në Tiranë", thanë burimet zyrtare policore.

Menjëherë sapo ka rënë në qeli, në kushte të pritjes së vlerësimit të masës së sigurisë, në ngarkim të tij, ka filluar një tjetër procedim penal, nën dyshimet për përdhunim të mbetur në tentativë.

"I arrestuari akuzohet tani edhe për veprën penale të "marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me persona të paaftë për t'u mbrojtur" dhe të "Marrëdhënies seksuale dhe homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari", - konfirmoi policia, e cila tha se materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të bashkëlidhur të gjitha procedimet në ngarkim të tij.

/k.k/e.r/NOA/

KOMENTE