Durrës, 26 shtator, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë Benard Leshin dhe Pashk Bucajn, të lindur në Dibër e Mirditë dhe banues në Durrës.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i këtyre dy personave u bë për arsye se në afërsi të lokal "Fiorentinës" në qytetin e Durrësit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të marrin me forcë për ta hipur në automjetin e tyre tip Golf 5 me targa ND05YOO, 17-vjeçaren me inicialet R.H, e lindur në Gramsh dhe banuese në Durrës.
Bëhet e ditur se në kohën që Benardi e ka kapur për krahu vajzën duke e tërhequr për në automjetin e tij jashtë dëshirës së saj, kanë ndërhyrë menjëherë forcat e policisë të cilët kanë ndaluar menjëherë dy personat.
Materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së Durrësit për veprat penale të "Heqje e paligjshme e lirisë mbetur në tentativë", e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 110/2, 22 e 25 të Kodit Penal