Tiranë, 26 shtator NOA - Një djalë i ri, i ka vënë zjarrin pyllit të fshatit duke rrezikuar shumë dhe banorët e banesat përreth dhe shkaktuar panik tek ta.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Zall Mner, bënë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, burime zyrtare të policisë së Tiranës.
Bilal Ali Gjoni, 32 vjeç, lindur dhe banues në Zall Bastar pranë Tiranës, nga hetimet e para policore, rezultoi se është ideator dhe autor i vënies së zjarrit tek pylli në fshatin Zall Mner.
"Autori i ngjarjes, në rrethana ende të pasqaruara, i ka vënë zjarrin pyllit të fshatit, ku për pasojë janë djegur 25 dynymë pyje", sqaroi policia.
Ajo tha se grupi hetimor i cili shkoi në vendngjarje ka konstatuar tre vatra zjarri. Policia tha se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor., ndërkohë që materialet do t'i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të "shkatërrimit të pronës me zjarr".
Gjatë gjithë sezonit veror, dukuria e zjarreve në pyje edhe këtë vit u shndërrua në rutinë të përvitshme, duke shkaktuar djegien e disa qindra hektarëve, pyje dhe kullota.
Në masën më të madhe, janë djegur pyje në troje shtetërore, në mënyrë të qëllimshme, nga banorë të papërgjegjshëm, që në përpjekje për të hapur kullota për bagëtitë e tyre, shkaktojnë dëm ekologjik me pasoja të parikuperueshme, për vite të tëra.
/e.l/e.r/NOA/Â