Prishtinë, 26 shtator NOA-Komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler ka deklaruar se zvogëlimi i pjesëtarëve të NATO-s në Kosovë nuk do të ndikojë në stabilitetin e vendit.
"Deri në fund të janarit 2010, në Kosovë do të mbesin rreth 10 mijë pjesëtarë të KFOR-it, por ata do të organizohen në mënyrë që do t'u mundësojë ta kryejnë detyrën e tyre", ka thënë Bentler.
Ai ka shtuar se "KFOR-i do t'i mbetet i përkushtuar garantimit të paqes dhe mjedisit të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës".