English

Lakrori: Unë votova, tani uroj që procesi të zhvillohet normalisht

Tiranë, 26 Shtator NOA - Kandidati për kryetar i Partisë Socialiste Maqo Lakrori ka hedhur votën e tij në procesin për zgjedhjet e përgjithshme që zhvillohet sot në mbarë vendin.

Lakrori, një ndër emrat më të vjetër në PS, kandidat modest përballë Ramës në këtë proces për kreun qendror të partisë më të madhe të opozitës, ka votuar në njësinë numër 9 në kryeqytet.

Kandidati Lakrori u shpreh për mediat se ai pret që procesi të zhvillohet normalisht në të gjithë vendin.

"Uroj që procesi të vazhdojë normalisht dhe në kohën e duhur do të bëjmë vlerësimin e këtij procesi", - u shpreh Lakrori.

Anëtarësia e Partisë Socialiste do të japë sot përmes votës së fshehtë mendimin e saj për liderin që do të drejtojë katër vitet e ardhshme Partinë Socialiste.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 8:00 dhe pritet te mbyllen në orën 16:00 pasdite, sipas Kodit Zgjedhor të PS.

e.r/NOA -

Lexoni më shumë mbi argumentin:

Votimet, Klosi: "PS po tregon se është forca më e madhe politike në vend"

Zgjedhjet, voton Edi Rama: "Ky proces e bën Partinë Socialiste, më demokratiken në vend"

Sot 82 mijë anëtarë të Partisë Socialiste dalin në votime për kryetarin
KOMENTE