Nju Jork, 26 shtator NOA-Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Ilir Meta ka takuar në Nju Jork, homologun sllovak dhe malajzian.
Gjatë takimit me kolegun sllovak, Meta ka marrë mbështetjen e tij për Shqipërinë gjatë procesit të integrimit evropian dhe liberalizimit sa më të shpejtë të vizave.
Meta mirëpriti vendimin e qeverisë sllovake për hapjen së shpejti të Ambasadës Sllovake në Tiranë dhe e ftoi Ministrin Lajcak që të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë me rastin e çeljes së Ambasadës.Â
Me Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, z. Meta u ndal në ndihmën që ky vend mund të japë në lobimin me vendet e rajonit për njohjen e mëtejshme të shtetit të Kosovës.
Më tej, zv/Kryeministri Meta shprehu dëshirën për një prezencë sa më të madhe me investime të biznesit malajzian në Shqipëri.
Më tej, Ministri Meta mori pjesë së bashku me Kryeministrin Berisha në pritjen vjetore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, NAAC, ku ishin të ftuar personalitete të larta të politikës ndërkombëtare, midis të cilëve Presidenti Marti Ahtisaari, Ambasadori Frank Ëisner, etj.