English

Shpallet rezultati i votimit në disa qarqe, fiton thellë Edi Rama

Tiranë, 26 Shtator NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Partinë Socialiste, pasi shpalli të mbyllur procesin e votimit, ku pjesëmarrja vlerësohet të ketë qenë afro 64 për qind, ka marrë dhe rezultatet e para.

Konfirmohet se në Vlorë, Durrës, Librazhd, Elbasan, Korçë, Tiranë, Fier dhe Gjirokastër, është shënuar një fitore e thellë deri në 98 për qind e kryetarit aktual, Edi Rama.

Në Vlorë, pjesëmarrja ka qenë 62 për qind, thuhet në deklaratën e shpalljes zyrtare të mbylljes së procesit zgjedhor.

Ndër pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, gjithsej 1571 ndër 2514 të regjistruar për votim, 1359 kanë dhënë votat e tyre për Edi Ramën dhe 197 të tjerë për Maqo Lakrorin.

Ndërkohë në Librazhd, pjesëmarrja rezulton 64 për qind në zonat urbane ku 98 për qind i ka fituar Edi Rama dhe pjesën tjetër prej dy për qind, Lakrori.

Në Fier, të dhënat paraprake flasin për 58 për qind pjesëmarrje në votim ku 89 për qind i kanë dhënë votën Edi Ramës dhe pjesa tjetër Lakrorit, duke përfshirë në mbetjen prej 11 për qind edhe votat e pavlefshme.

Armeja Imeraj, zëdhënëse e Partisë Socialiste, e pyetur nga agjencia e lajmeve NOA, deklaroi se deri paraditen e së Dielës nuk do të ketë asnjë dalje publike për të dhëna zyrtare mbi procesin zgjedhor.

/e.r/b.a/NOA/

KOMENTE