English

Shtyhet çelja e universiteteve shtetërore, fiksohet data e re, 12 tetor

Tiranë, 26 Shtator NOA - Studimet në universitetet shtetërore do të nisin vetëm pas përfundimit të procesit të regjistrimeve që pritet të konkludohet gjatë javës së ardhshme.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi sot, se ka vendosur që të shtyjë deri afër mesit të muajit të ardhshëm hapjen e të gjitha universiteteve shtetërore në vend.

Konfirmohet se universitetet do të hapin dyert të hënën më 12 tetor.

Burimet nga MASH bënë të ditur se vendimi për të shtyrë datën e hapjes së shkollave të larta, ndërsa vitet e tjera ka qenë e hëna e parë e muajit tetor, vjen për t'i dhënë mundësi të gjithë djemve dhe vajzave që kanë aplikuar dhe fituar, të regjistrohen në universitetet shtetërore.

Ndërkohë MASH nuk ka lëshuar asnjë deklaratë në lidhje me 804 studentët që refuzohen nga Universiteti i Vlorës, "Ismail Qemali" të regjistrohen, për shkak se kanë mesatare të katër viteve të shkollës së mesme, nën 6.0.

e.r/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin:

Pranimet në universitetet shtetërore, pikët e fituesit të fundit Faza 1 dhe 2

KOMENTE