English

Situata ekonomike, gjendet i varur në kasolle 21-vjeçari

Durrës, 26 shtator, NOA - Në fshatin Jubë të Durrësit, familjarët kamë gjetur të vetëvarur djalin e tyre 21-vjeçar, Indrit Llyci, lindur dhe banues në këtë fshat.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, grupi hetimor ka konstatuar se ky person ishte vetëvarur me litar në kasollen pranë shtëpisë.

Nga deklarimet e marra prej familjarëve rezulton se arsyeja e vetëvarjes ka qenë gjendja e rëndë ekonomike dhe papunësia.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Vetëvrasjes", parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE