Manila, 26 shtator NOA-Zyrtarët filipinas deklarojnë se të paktën 40 njerëz kanë humbur jetën për shkak të një stuhie tropikale Ketsana.
Kjo stuhi për 12 orë solli mbi 40 centimetra shi në një metër katror në kryeqytetin e Filipineve, Manila.
Një zyrtar lokal tha se ujërat e rrëmbyera dhe rrëshqitja e dheut kanë shkaktuar vdekjen e 35 njerëzve në provincën e afërt Rizal, ndërsa viktimat tjera janë regjistruar në Manila.
Ekspertët thanë se sasia e madhe e shiut e ka tejkaluar mesataren e shiut që bie gjatë tërë muajit shtator.