Pakistan, 26 shtator NOA-Të paktën 16 njerëz e kanë humbur jetën, kurse më shumë se 150 janë plagosur në dy sulmet vetëvrasëse në veriperëndim të Pakistanit.
Përgjegjësinë për sulmet e kanë pohuar kryengritësit talebanë, të ndërlidhur me Al Kaidën.
Në sulmin e parë që ndodhi mëngjesin e sotëm, sulmuesi vetëvrasës e hodhi veten në erë para një stacioni policie në Ban, afër kufirit afgan.
Katër orë më vonë, në qendër të qytetit Peshauar, një sulmues tjetër e aktivizoi eksplozivin në një automjet, në afërsi të një baze ushtarake.