Nju Jork, 26 shtator NOA-Zonja e kryeministrit të vendit, Liri Berisha mori pjesë në Nju Jork në takimin e dytë vjetor "Fokusimi i Botës mbi Autizmin" i drejtuar nga Zj. Ban Soon-taek dhe organizuar nga Autism Speaks në partneritet me organizata të tjera, midis të cilave edhe Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë.
Roli i presidentes së Fondacionit "Fëmijët Shqiptarë", ishte ndryshe nga ai i zonjave të para që morën pjesë në takim, ajo ishte bashkë-kryetare nderi.
Në fjalën e saj, znj Berisha propozoi mbajtjen e një konference kombëtare për të dytin vit radhazi në Shqipëri.
Me këtë rast ajo i bëri ftesë ekspertëve të shkëlqyer ndërkombëtarë t'i ofrojnë pediatërve, psikologëve dhe aktorëve të tjerë lokalë, informacionin e nevojshëm dhe bashkëkohor si dhe të ofrimin e sesioneve të trajnimit për grupe të vogla specialistësh që tashmë punojnë me fëmijët autistë.
Gjithashtu në fjalën e saj, zonja Berisha nënvizoi se një bibliotekë me literaturë mbi autizmin po nis të krijohet falë kontributit te figurave të shquara nga Britania e madhe dhe SHBA dhe ka nisur dhurimi i librave dhe revistave mbi autizmin.
Ky takim u mbajt në 24 Shtator dhe ishte në vijim të punës dhe përpjekjeve për studimin dhe trajtimin e Autizmit.
"Autism Speakes" është qendra më e madhe mbi autizmin në New York e themeluar në vitin 2005, e cila ka për qëllim financimin dhe mbështetjen e kërkimit shkencor, parandalimit, trajtimit dhe kurimit të autizmit.