English

Vizat në BE? Berisha premton nga Nju Jorku: I marrim brenda një viti

Nju Jork, 26 shtator NOA-Megjithë deklaratat e Brukselit se Shqipëria do të heqë regjimin e vizave me BE vetëm nëse do të plotësojë kushtet, kryeministri Sali Berisha shprehet optimist, madje cakton dhe afate se kur do të realizohet ëndrra e shqiptarëve.

Sipas kryeministrit, shqiptarët do të mund të lëvizin të lirë në vendet e BE, brenda vitit të parë të mandatit qeverisës.

Deklarata e Berishës u bë në Nju Jork ku kryeministri po ndjek nga afër punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sipas kryeministrit, ekziston vullneti i plotë i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian përsa i takon shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

"Jam i bindur se shpejt do ta shqyrtojnë dhe do të japin përgjigjen më të mirë, pozitive për Shqipërinë.

Ka një skedulë, ka një axhendë për to, e cila po zhvillohet sipas përcaktimeve të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Komisionit Evropian", është shprehur Berisha.

Për sa i takon kushteve që diplomatët e BE i kanë kërkuar vendit tonë të plotësojë për të hequr vizat, kryeministri ka deklaruar se po punohet në këtë drejtim.

Së pari sipas tij, janë pasaportat biometrike.

"Nuk mund të mohohet se kemi qenë më mbrapa se vendet fqinje me këto dokumente që janë shumë të rëndësishme dhe Komisioni Evropian ka tendencën ta vlerësojë këtë dhe jo ta injorojë një të tillë", tha Berisha.

Pra unë jam fare optimist se nuk ekzistojmë më probleme politike, janë teknikalitete që kërkojnë të zgjidhen dhe Shqipëria, brenda vitit të parë të mandatit të kësaj qeverie, do të marrë vendimin për liberalizimin e vizave.

Â

Â

KOMENTE