English

Zgjedhjet, voton Edi Rama: "Ky proces e bën Partinë Socialiste, më demokratiken në vend"

Tiranë, 26 shtator, NOA - Kryesocialisti Edi Rama sapo ka votuar në kuadrin e procesit që ka përfshirë sot gjithë anëtarësinë socialiste për zgjedhjen e kryetarit të ri të selisë rozë.

Në një prononcim për mediat menjëherë pas aktit të votimit, Rama u shpreh se ky përbën një moment të veçantë në jetën e një partie.

"Partia Socialiste u jep mundësinë gjithë anëtarëve përmes një procesi demokratik të zgjedhin kryetarin e tyre.

Ky është një proces që mendoj se duhet ta adoptojnë edhe forcat e tjera politike, pasi është e pashmangshme që partitë politike të demokratizohen dhe t'ia japin të drejtën e votimit të drejtpërdrejtë anëtarësisë së tyre", u shpreh ai.

Ndërsa në lidhje me kundërshtarët e tij politikë, Rama tha se ky është një proces i natyrshëm dhe real, por që ka patur vështirësitë e veta pikërisht për shkak të tyre.

"Këto zgjedhje kompania e Sali Berishës, Ilir Metës apo Fatos Nanos kanë bërë çmos që t'i zhvlerësojnë", tha Rama lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar ndër të tjera lidhur me ta se procesi i votimit të sotëm tregon se Partia Socialiste është forca më e madhe politike në Shqipëri dhe pengesë për projektin e treshes Berisha-Meta-Nano, që sipas Ramës duan ta kthejnë vendin "në një arenë interesash që nuk ka lidhje me popullin".

n.e/NOA

KOMENTE