English

Ambasadori kubanez në Beograd: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës

Beograd, 27 shtator NOA-Kuba ka konfirmuar qëndrimin e saj kundër pavarësisë së Kosovës dhe në mbështetje të kauzës së Serbisë.

Ka qenë ambasadori kubanez në Beograd ai që ka përcjellë përmes medias qëndrimin e qeverisë së tij.

"Kuba mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë lidhur me çështjen e Kosovës dhe kërkon nga shtetet tjera që ta respektojnë të drejtën ndërkombëtare", ka deklaruar ambasadori kuban në Beograd, Mercedes Martinez.

Në një konferencë për media, Martinez, tha se Havana është e vendosur për të mbrojtur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, dhe shtoi se Kuba dhe Serbia kanë marrëdhënie të mira miqësore.

KOMENTE