"Marrëdhëniet e medias me politikën dhe brenda këtij konteksti përvijimi dhe shpalosja, sikurse ajo e mendon, e veprimit dhe imazhit politik të një personazhi të rëndësishëm dhe kyç të jetës së sotme publike dhe mediatike shqiptare, njëherësh kryetar i Bashkisë së kryeqytetit dhe kryetar i partisë socialiste, Edi Rama, e pastaj, shpalosja e një tematike teorike mbi këto çështje, trajtohen me dorë të sigurt, pa dridhjet që mund të priteshin e që do të ishin krejt të justifikuara në një debutim si ky...."
Nga Gëzim LLojdia*
Malësori me një pushkë zbriti në muzg. Ai rriskë drite, në sy shkëndijonte. Kishte vrarë Tani tha do të dëgjohej kënga. Në rrugën me borë ku kishte zënë pusinë, gjendej gjakësi i shtrirë. U dëgjua një zë. Është kënga tha, për mua. Zëri "Kapeni vrasësin, o hej".
Nuk dua të eci më tej me cëritjen e burimit, shushuritjen e pyllit dhe në fund ofshama. Si nuk u këndua kurrë një këngë. Kështu më ngjet me shtesa të miat, shkruan shkrimtari I. K. Mirëpo B. e bëri një libër për Edi Ramën. "Përroi i gënjeshtrave na ka mjegulluar sytë" them unë. Prandaj dhe pas librit, unë dua ti ngrihet një këngë për Edi Ramën. A ka grupe folklorike, që bashkia e kryeqendrës së vendit ka në varësin e saj. Le ta lodhin turirin dhe mendjen për ti thurur kryetarit një këngë. Shembull më të mirë nuk ka ku gjen. Ja libri i parë për politikanin doli. Pas këtij libri duhet një këngë. Qoftë edhe majëkrahu. Dua një këngë, miq për Edin. A mundet të rrijë ky farë burri pa një këngë. Kënga gugu-ftu-stërpik vetëm atë çaste të ndrijë. Përse duhet një këngë. Për të përjetuar figurën e udhëheqësit të shquar, prodhuar nga mediat. Shembullin e parë u dha. Bëri libër për liderin Rama. Brenda këtij konteksti do të thonja nja dy llafe për librin të marr nga media:
Nga recensioni i librit filozofi A F.
Marrëdhëniet e medias me politikën dhe brenda këtij konteksti përvijimi dhe shpalosja, sikurse ajo e mendon, e veprimit dhe imazhit politik të një personazhi të rëndësishëm dhe kyç të jetës së sotme publike dhe mediatike shqiptare, njëherësh kryetar i Bashkisë së kryeqytetit dhe kryetar i partisë socialiste, Edi Rama, e pastaj, shpalosja e një tematike teorike mbi këto çështje, trajtohen me dorë të sigurt, pa dridhjet që mund të priteshin e që do të ishin krejt të justifikuara në një debutim si ky....
Autorja
Linja kryesore e kërkimit rreth këtij fenomeni përvijon pikërisht ngritjen dhe konsolidimin e figurës së Edi Ramës si politikan, duke qenë në radhë të parë një star mediatik. Vetëm një analizë politike, e bazuar në teknikalitetet e politikëbërjes, do të ishte krejt e pamjaftueshme për të kuptuar dukurinë e politikanit 'pop-star'"... Kritiku N
"Për mua ky botim është një motiv krenarie.....
Fund
Po kënga ku është?
Shelgu derdh lot të gjelbër, dikujt përbrenda i dhemb shpirti. Lëvdata shtëpiake janë një thëngjill i ftohtë. Lavdërimi i mentarit. Dua një këngë dhe kjo më është tiposur keqasi. Dua një këngë ti kushtohet Edi Rames. Jo një libër me parat hequr mënjanë. Një këngë që të mos e laj shiu i kësaj vjeshte. Një këngë, për liderin. Kur ta dëgjojmë lumi të mos fishkëllej, të rënkoj lumëmadhi, brinjë më brinjë. Një këngë që kur ta dëgjojnë në shkollën e fshatit femijtë të mos jenë më zogj të trembur nga lakuriqësia e tij. Një këngë që kur të dëgjohet në fshatin e vjetër, të mbijë një fik i egër. Një këngë, që kur ta dëgjojnë vajzat e lagjes, të sistemojnë rrobat e plazhit. Dua një këngë. Edi është vetë kengetarë. E keni parë me grupin "Westside family" sa bukur këndon. Hidhej grupi, hidhej Edi. Hip -pop a, rrokë, a ku di unë, çfarë ishte muzika ulërimë vëlla, ulërimë. Por ritmi kishte ama. Mirëpo ai vetë nuk mund të bëjë një këngë. Vërtetë ata te" West.... i bënë një këngë për Tiranën ku edhe këngëtari Edi këndonte me ata. Një këngë si të qanin selvitë përmbi varre. Ku janë poetët dhe rapsodët ? Kur të gjithë i dhuronin Edit shkrime gazetareske, tanimë i kushtohet një libër. Si prodhuan mediat Edin, a ku di unë, nejse ëndrra qerpik thua ti, rendësi ka që për Edin është shkruar një libër. Po ti ngarkosh, vjetët e Edit, në një vagon të vjetër nuk bëhen më shumë se çerek libri, sidoqoftë për të tash ka një libër. Dhe në dysh ti vëshë ti shtrish litar ti besh, punët që ka bërë, s'bën një çerek libri. Po ti vësh në kandar lejet e ndertimit mbushen nja dyzte vepra. Disa nga tituj e mundshëm për librat : Kush përton vdes urije)dhe( Kush rri nën pemë, ha edhe kokrrat)apo(Kush s'punon, dheut i rëndon)dhe(Mbill me një dorë, korr me të dyja) (Mos rri si nusja në dasëm)( po nuk rrodhi, domosdo do pikojë) (S'mbushet thesi me një kokërr. ) Shokë bashkë, e bukë veç. I fundit ja do qaj, ja do qeshë, S'mbushet thesi me gënjeshtra, Ha të rrosh, jo rro të hash, Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua……bëhen librat e zgjedhur të Edit. Jemi pikërisht në atë vakt, që duhet filluar shpejt me veprën e zgjedhur të Edit. E meqënse unë jam edhe sekretar i Shkrimtarëve të Vlorës, duke qenë se muaji që bënë këmbë, quhet tetor shqiptar dhe është muaji i letrave do ti themi dy llafe neper takimet tona, se ka ardhë një talent i ri në letrat tona. Vetë dy libra ka bërë por për të është shkruar një libër i tërë. Ku janë strukur rapsodët tanë. Këta bejtexhinj të mirë. Shkruani poet, vargje për Edi Ramën. Ja, po ua kujtoj vargun e poetit, dikur u publikua për "xhaxhin". E ka kryer Dritëroi, vargun, apo ç'është plis, ugari.
Për Edin( E. H) këngë thur tërë jetën Se nëna ime bukë i dha me dhallë; Me të në dhomën pa tavan ne fjetëm Na puthi ne fëmijëve mu në ballë Na puthi ne, fëmijët e rreckosur Në tymin e kandilit e të pishës, Të zverdhur prej rigonit e prej gjizës......
Përse fshiheni o poetë, përpara figurës së kryetarit ? Ende lapsi juaj hedh vicka dhe nuk u zë gjë ? Nëse të plakur jeni, merrni bastunin dhe skalitni në rërë, nëse fuqi ende keni në sixhade, në pergamenë, gur, mermer, gdhendi një këngë, le të mos heshtin kompozitorët Bëni një klip, se ka për të dalë mirë me pamjet nudiste nga plazhi. Siç e do zakoni shqiptar. Ndryshku vjetër dhe zakoni i vjetër, nuk hiqen kollaj e kemi ne shqiptarët. Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët, themi ne. Një këngë pas një libri për figurën. Nëse ka pyetje na duhen të dhënat. Bëjeni pa të dhëna. P. sh si prodhuan mediat, d.m.th. si i kryen mediat këngët për Edi Ramët.
BYREK- BYRKE
Sytë e qepur në ekran. Nuk ka ankth. Gërmëzimi i titrave. 400 kuti votimi. 400 janë pak. 1000 të kishin bërë. Po të ishte e mundur edhe 2000, 3000 a më shumë për të treguar të brendshmet e demokracisë.
Sepse dynjaja i zë besë mashtrimit Më i madh mashtrimi, më i ëmbël. Drita e automobilit të Edvinit ua ka zënë sytë.. Pyes ? Për kë votohet ? Lumi ecën turbullirë. Brenda nxin një kërcu i zi. Demokraci e madhe. Poshtë kutisë një nepërkë e thinjur. Pres orët e mbrëmjes. Spikeret thërrasin. Edi Rama, kryetar. Në përroin e shëtitore, një mullar me gazeta Edi Rama kryetar. Mos më pyet si shkoi votimi. Po cili ishte kundërshtari ? Ne i themi kështu :Mos u fshi si miu prapa poçes. Hë po kush ishte kundërshtari. Hic nuk më kujtohet. Epo meqë ka fshat e zanat, ka edhe derë e tabiat.
Ndërsa rrija e mejtoja. Po kush të ishte ky kundërshtari i Edit. Plasi muzika.
"Kam dyqanin ke selvia Hej ustah Murat M'a mirë e ama se e bija Hej ustah Murat! :I Ref. : I: Byrek, byrek O ustah Murat. Katër copa bojnë nji lek, O ustah Murat! :I Kam dyqan' ke kinemaja O ustah Murat. O pak pare bon durdumaja O ustah Murat. Ref. : Byrek…"
Po morët gjë vesh nga kjo këngë, aq mora vesh se çfarë u bë tek socialistët.
FUND
Shënim i NOA: Shkrimet e rubrikës "Opinion" nuk paraqesin domosdoshmërisht qëndrimin e NOA