Tiranë, 27 shtator NOA - Kryeministri, Sali Berisha gjatë ditëve të fundit ka marrë mesazhe të shumta urimi nga homologët e tij në mbarë botën.
Kështu ditën e sotme ka qenë Kryeministri polak Donald Tusk i cili ka uruar, Berishën për riemërimin si Kryeministër i Shqipërisë
"Ju lutem pranoni përgëzimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen tuaj në postin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.
Jam i bindur se kursi i reformave euro-atlantike të vendit tuaj do të sjellë domosdoshmërish rritjen ekonomike dhe rritjen e begatisë së qytetarëve shqiptarë" thuhej në mesazhin e urimit të kryeministrit polak.
"Besoj se bashkëveprimi i Polonisë dhe Shqipërisë në drejtim të integrimit evropian si dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik do të krijojë lidhje edhe më të afërta të shoqërive tona dhe të bashkëpunimit dypalësh.
Pranoni, ju lutem, shprehjet e respektit tim më të thellë" përfundon mesazhi i Tusk drejtuar homologut të tij shqiptar.
k.k/NOA