Uashington, 27 shtator NOA-Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka mirëpritur deklaratën nga Irani, se do të lejojë inspektimin e centraleve të tij atomike sekrete.
Zonja Klinton tha se "çdo herë është për mirëseardhje" kur Irani i respekton rregullat dhe parimet ndërkombëtare.
Dje, ambasadori iranian në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike, tha se Teherani po aranzhonte inspektimin në centralin për pasurim të uraniumit në Kom.