English

Papa Benedicti në Çeki, organizon meshë para 100 mijë njerëzve

Bërno, 27 shtator NOA-Papa Benedicti XVI mbajti sot një meshë para 100 mijë njerëzve të tubuar në qytetin Bërno, në juglindje të Çekisë, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në këtë shtet ish-komunist.

Papa po qëndron në vizitë në Çeki, në prag të 20 vjetorit të "revolucionit të purpurt", i cili rezultoi me përmbysjen e komunistëve nga pushteti në ish-Çekosllovaki, në vitin 1989.

Bërno është qyteti kryesor i rajonit të Moravisë, rajon ky me përqindjen më të madhe të besimtarëve në Çeki.

Papa Benedicti është Papa i parë, i cili viziton Çekinë që nga viti 1777.

KOMENTE