Filipine, 27 shtator NOA - Të paktën 72 persona kanë humbur jetës si pasojë e një stuhie që ka përfshirë orët e fundit Ishujt Filipine.
Stuhia tropikale ka shkaktuar dhe shumë dëme materiale duke lënë mijëra banorë pa strehë.
Mediat vendase bënë të ditur se është urdhëruar nisja e operacioneve nga autoritetet me qëllim shpëtimin e banorëve që ndodhen mes ujërave ndërsa u janë përmbytur shtëpitë.
Banorët janë përpjekur të shpëtojnë nga përmbytjet duke hipur mbi çatitë e shtëpive pasi uji kishte mbushur apartamentet e tyre.
Sipas ministrisë së Mbrojtjes janë shpëtuar deri më tani 4 mijë persona, ndërsa raportohen rreth 250 mijë të pastrehë.
Si pasojë e stuhisë është përmbytur rreth 80 për qind e territorit, ndërsa për shpëtimin e mijëra banorëve janë angazhuar edhe vullnetarë.
k.k/NOAÂ