Prishtinë, 27 shtator NOA-Për misionin e Bashkimit Evropian, EULEX në Kosovë, marrëveshja me Serbinë për kontrollin e kufijve , do të ketë ndikim për gjithë shtetet e Bashkimit Evropian.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, shefi i misionit, Iv de Kermabon, tha se trafikimi i njerëzve, i drogës, i armatimit, i naftës dhe i cigareve është intensifikuar ndërmjet veriut të Kosovës, me popullatë shumicë serbe dhe Serbisë.
Sipas tij, EULEKX ka nënshkruar vetëm një marrëveshje teknike të vogël me Beogradin, më 11 shtator, me qëllim që të luftohet krimi në veriun e Kosovës, ku serbët e refuzojnë autoritetin e Prishtinës dhe preferojnë që të jenë nën ombrellën e Serbisë.
"Nëse duam të bëjmë progres n në veri të Kosovës, kjo duhet të bëhet me një minimum të koordinimit me autoritetet e Serbisë", tha zoti Kermabon.