English

Vlorë, sekuestrohen nga policia 3355 litra vaj makinash kontrabandë

Vlorë, 27 shtator NOA - Sekuestrohet nga policia e Vlorës një sasi prej 3355 litra vaj makinash pa dokumentacion shoqërues.

Mëngjesin e sotëm, policia e qytetit të Vlorës ka vënë në pranga 45-vjeçarin Bush Xhovara pasi në magazinën e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 3355 litra vaj makinash. Sipas, zëdhënësit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, Saimir Koçiaj, policia kishte siguruar informacione në rrugë operative për këtë aktivitet të jashtë ligjshëm dhe organizoi një aksion, në një magazinë në lagjen "Pavarësia", në qytetin e Vlorës, pronari i së cilës është 45-vjeçar Xhovara. Xhovara nuk bindi policinë për ligjshmërinë e sasisë së konsiderueshme të vajit, duke mos i paraqitur oficerëve asnjë dokumentacion përkatës.

Policia arrestoi 45-vjeçarin për veprën penale të "ruajtjes dhe magazinimit të mallrave kontrabandë".

k.k/NOA

KOMENTE