Tiranë, 27 shtator NOA - Zgjedhjet për kreun e Partisë Socialiste të cilat u zhvilluan ditën e djeshme, pritet të kenë sot dhe rezultatin zyrtar për fituesin.
Gjatë orëve të pasdites do të bëhet publike zyrtarisht emri i kryetarit të ri të Partisë Socialiste.
Megjithëse nga rezultatet e para të pakonfirmuara zyrtarisht kandidati Edi Rama është fitues madje me një përqindje të madhe kundrejt rivalit të tij të vetëm Maqo Lakrori.
Edi Rama i cili deri dje mbante postin e kryetarit të socialistëve, duket se do të drejtojë Partinë Socialiste edhe për katër vitet e ardhshme.
Nga votimi i cili u zhvillua më datë 26 shtator Rama ka marrë rreth 90 për qind të votave të anëtarëve të PS-së nga i gjithë vendi duke lënë shumë mbrapa rivalin e tij.
k.k/NOA