Zvicër, 27 shtator NOA - Regjisori i filmave, Roman Polanski është ndaluar dje nga policia, teksa ndodhen në Zyrih për të marrë një çmim për punën e tij.
Por vizita e tij në Zyrih i ka kushtuar prangat regjisorit hollivudian, në vend të çmimit të shumë pritur.
Autoritetet e Festivalit të Filmit në Zyrih bënë të ditur se ndalimi i regjisorit të njohur u krye pas një urdhër arresti amerikan 31 vjeçar.
Organizuesit thanë se regjisori 76-vjeçar Polanski, u ndalua nga policia të shtunën, ndërsa shkoi në Zvicër nga Franca për të marrë një çmim.
Polanksi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13-vjeçare në vitin 1977, por ai u largua në Francë para se të dënohej.
Veprimin e jashtë ligjshëm ai e ka pranuar edhe vetë ndërsa prangat iu vendosën rreth 31 vjet pasi kishte bërë seks me një të mitur, pikërisht ditën e djeshme.
Regjisori me origjinë polake nuk kishte shkuar në SHBA që prej më shumë se 30 vjetësh.
Ai ka shmangur xhirojë filma edhe në Britani nga frika e ekstradimit.
Oskari që atij iu dha në 2002 për filmin The Pianist u mor nga Harrison Ford.
Â