Pekin, 28 shtator, NOA - Në 1 tetor, qielli kinez do të vihet i gjithi në dispozicion të fishekzjarrëve dhe festimeve madhështore që do të kryhen me rastin e 60-vjetorit të vendosjes së regjimit të komunizmit në vendin me popullsinë më të madhe në botë.
Kështu, më 1 tetor pëllumbat në kryeqytetin kinez nuk do guxojnë të jenë jashtë kafazeve të tyre në mënyrë që të mos pengojnë shënimin e 60-vjetorit të komunizmit. Mbi 30.000 shtëpi në Pekin të cilat kultivojnë mbi një milion pëllumba kanë pranuar njoftimin nga shërbimet e shtetit se shpezëve të tyre u ndalohet fluturimi deri më 2 tetor. Në të kundërtën, ata janë kërcënuar me gjoba me para ose me dorëzimin e shpezëve të tyre tek shërbimet veterinare.
Ndërkaq, bëhet e ditur se në përvjetorin e madh, shteti kinez është përgatitur që të lëshojë në qiell edhe sasinë më të madhe të fishekzjarrëve, të lëshuar ndonjëherë.
Ndërsa në paradën ushtarake të organizuar për festën e madhe janë parashikuar të parakalojnë mëse 100 mijë ushtarë.
n.e/NOA