English

Arrestohen 4 persona në Greqi për terrorizëm, mes emrave të dyshuar dhe një emigrant shqiptar

Athinë, 28 shtator NOA-Një emigrant shqiptar është shpallur në kërkim, i akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë terroriste në Greqi.

Sipas agjencisë së lajmeve, BBC, emri i tij, bashkë me ata të pesë shtetasve grekë, është publikuar nga Prokuroria greke, pas marrjes në pyetje të një grupi prej katër vetash që dyshohen si pjesëtarë të grupit gueril "Komploti i Celulave të Zjarrit".

Arrestimet janë kryer pasi njësiti i shërbimit anti-terrorist bastisi një banesë në lagjen Halandri të Athinës, e cila sipas policisë ishte bazë e guerilëve.

Policia njoftoi se në banesë u gjet një bombë, detonatorë dhe përplot materiale tjera që përdoren për përgatitjen e bombave, si dhe material propagandistik.

KOMENTE