English

Barrot në Beograd: Krimi rrezikon integrimin e Ballkanit në BE

Tiranë, 28 shtator NOA-Zv/kryetari i Komisionit Evropian Zhak Barrot ka deklaruar se krimi rrezikon integrimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një fjalimi në Beograd në samitin rajonal për krimin e organizuar, ai ka thënë se përmes territorit të Ballkanit çdo vit kalojnë kontrabandë rreth 100 tonë heroinë, në vlerë prej 416 milionë eurosh.

Barrot ka theksuar se testi i vërtetë i efikasitetit të një shteti në luftën kundër mafies është forcimi i sistemit gjyqësor dhe konfiskimi i pasurisë së kriminelëve.

Në konferencë marrin pjesë përfaqësues të 16 vendeve të rajonit dhe më gjerë, ndërsa Shqipëria dhe Kosova nuk janë ftuar të marrin pjesë.

KOMENTE