Tiranë, 28 shtator NOA-Pas kthimit nga Nju Jorku ku ndoqi nga afër punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, kryeministri i vendit ka dalë në një konferendë për mediat.
Berisha i ka cilësuar shumë të rëndësishme vendimet që u morën në OKB mes të cilave dhe rezoluta për armët bërthamore.
Në fjalën e tij, kryeministri ka theksuar se ka ftuar për një vizitë në Shqipëri presidentin e SHBA-së, Barak Obama, njëkohësisht ai i ka vlerësuar si shumë pozitive takimet e zhvilluara me krerë shtetesh, pjesëmarrëse në OKB.
Sipas Berishës, sesioni i OKB ka pasur një rëndësi historike pasi përveç takimeve pozitive për të rritur bashkëpunimin ekonomik me vendet e zhvilluara është lobuar dhe për çështjen e Kosovës, për njohjen e saj nga sa më shumë shtete në botë.