English

Bie nga kati i gjashtë i pallatit në ndërtim, vdes punëtori 33-vjeçar

Tiranë, 28 shtator NOA - Një punëtor ndërtimi ka gjetur vdekjen pasi ra nga kati i gjashtë i pallatit ku punonte.

Ngjarja ndodhi dje në Tiranë, kur 33-vjeçari Proletar Zeqiraj, ka rënë nga kati i gjashtë i pallati në ndërtim në Qesarak të Tiranës.

Kolegët e tij e dërguan menjëherë në spital pasi 33-vjeçari jete shenja jete, por vdiq vetëm pak minuta pasi mbërriti në duart e mjekëve.

Policia e lajmëruar për ngjarjen nisi menjëherë hetimet të zbardhur rrethanat e vdekjes së Zeqirjat.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se 33-vjeçari ishte punëtor i shoqërisë ndërtuese "Mihaj-Guci".

Policia kreu shoqërimin e administratorit të firmës, Arjanit Mihaj, 38-vjeç i cili u pyet si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, por pas konsultimit me prokurorin, u la të ndiqet në gjendje të lirë, për veprën penale të "shkeljes së rregullave të sigurisë në punë".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua gjithë dokumentacioni i shoqërisë si dhe kontrata e punës dhe sigurimeve të viktimës.

k.k/NOAÂ

KOMENTE