English

Gjendet pa ndjenja në pallatin e mikut të saj, 21-vjeçarja: Rashë nga shkallët, isha e dehur

Tiranë, 28 shtator NOA - Qëndron përgjatë gjithë natës në banesën e mikut të saj, dhe në orët e para të mëngjesit gjendet pa ndjenja dhe e gjakosur në hyrje të pallatit të tij.

Gjithçka ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur Klenja G, 20-vjece është gjetur pa ndjenjë dhe e plagosur rëndë në kokë në hyrje të një pallati pranë gjimnazit "Partizani" në Tiranë.

Vajza u transportua menjëherë në spital, ndërsa policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se pas hetimeve të para rezultoi se në pallatin ku u gjet e reja e plagosur, banon miku i saj Orgest Burçaj 26-vjeç i cili u arrestua menjëherë nën akuzën e "plagosjes së rëndë".

Mirëpo deklarata e vajzës e cila është marrë nga oficerët e policisë pas përmirësimit të saj në spital, ka hedhur poshtë akuzën që u ngrit ndaj 26-vjeçarit.

Sipas dëshmisë së 20-vjeçares, ajo nuk është plagosur nga i riu por ka rënë nga shkallës pasi ishte në gjendje të dehur.

Ajo ka treguar se deri në orën 6:00 të mëngjesit të sotëm ka qenë në shtëpinë e Burçajt ku kishte konsumuar për gjatë gjithë natës alkool dhe më pas kishte dashur të largohej por ra nga shkallët për shkak të gjendjes së alkoolizuar në të cilën ndodhej.

Policia bëri të ditur se mund të pezullohet kjo ngjarje për shkak të dëshmisë së vajzës e cila mohon të jetë dhunuar dhe se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

k.k/NOA

KOMENTE