Tiranë, 28 shtator NOA - Një 31-vjeçare, nxënëse në shkollën Tekonologjike në Tiranë ka qëlluar me thikë shokun e shkollës.
Ngjarja ndodhi dje në ambientet e shkollës Teknologjike në Tiranë, kur Gramoz Malaj 24-vjeç dyshohet të jetë qëlluar me thikë nga 32-vjeçarja Rovena Bardhi.
Mësohet se Malaj u dërgua në spital dhe pas marrjes së mjekimit u transportua në banesën e tij.
Ndërkohë që e sinjalizuar për ngjarjen policia shoqëroi në polici autoren e dyshuar Rovena Bardhi nga Elbasani dhe banuese tek konvikti i shkollës Teknologjike.
Burime nga policia thanë se Bardhi pasi u mor në pyetje u la e lirë ndërsa do të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale të "plagosjes së lehtë me dashje".
k.k/NOA