Tiranë, 28 shtator NOA-Kuvendi i Shqipërisë ka nisur të hënën pasdite seancën e tij të radhës ku në rend të ditës është votimi i ndryshimeve në buxhetin e shtetit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka bërë një përmbledhje të ndryshimeve të propozuara në projektligjin e miratuar nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë.
Ai ka theksuar se këto ndryshime do të lehtësojnë barrën fiskale.
Komisioni parlamentar i Ekonomisë, miratoi përpara një jave, vetëm me votat e mazhorancës, ndryshimet në buxhetin 2009, të propozuara nga qeveria.
Drafti parashikon rialokim të fondeve, por edhe një ulje të të ardhurave buxhetore të planifikuara me 10 miliardë lekë.