English

Motivi i gjakmarrjes, 35-vjeçari qëllon me pistoletë ish-të dënuarin për vrasje

Shkodër, 28 shtator, NOA - Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë 35-vjeçarin Bledar Kruja, lindur dhe banues në këtë qytet.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi në vendin ku po ndërtohet Myftinia, në afërsi të tregut të Zdrales, ka qëlluar me pistoletë për motivin e gjakmarrjes në drejtim të 39-vjeçarit R.Bajrami, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale të "Vrasjes me dashje". Bajrami, i cili ndodhej në kabinën e automjetit të tij "IVECO", ka marrë dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të Krujës iu kaluan prokurorisë për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje" si dhe "Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

n.e/NOA

Â

KOMENTE