Tiranë, 27 shtator NOA-Kryetari i sapozgjedhur i Partisë Socialiste ka vizituar sot familjen e Dritëro Agollit, i cilësuar nga socialistët si patriarku i tyre.
Kreu i PS ishte i shoqëruar gjatë vizitës së tij nga deputetët Eduart Shalsi e Vasilika Hysi.
Në bisedën me Ramën, Agolli ka mbështetur qëndrimin e tij ndaj akuzave të ish liderit të PS , Fatos Nano gjatë një interviste televizive.
"Nano vërtet jeton në Vjenë, në një nga qendrat më të mëdha të kulturës në Evropë, por ai sikur nuk vinte nga Vjena, por nga qenefët e Vjenës.
Një keqardhje e madhe ku mund të përfundojë njeriu, por edhe fjalët, jo vetëm të këqija, por edhe thashetheme, dmth një diskutim në televizor me thashetheme, filani ka thënë kur dëgjoi që erdha unë, filani ka thënë kështu.
Populli e thotë shumë mirë atë shprehjen, që po u përzjeve me krundet të hanë pulat. Më mirë me krundet nuk duhet të përziesh"
u shpreh Agolli.
Nga ana e tij, Rama ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga bojkoti i parlamentit deri sa të plotësohen kërkesat e opozitës për të rinumëruar kutitë e votimit, për të cilat mendohet se është manipuluar rezultati i zgjedhjeve.
Â