English

Protesta, drejtoresha denoncon organizatorët, nxënësit merren në pyetje

Tiranë, 28 shtator, NOA Update -Lëvizja "Rini aktive" është denoncuar sot nga drejtoresha e shkollës së mesme "A.Z.Çajupi" në kryeqytet pasi është cilësuar prej saj si nxitëse dhe organizatore e rebelimit të nxënësve të kësaj shkolle.

Ndërkaq, burime policore bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se nxënësit e përfshirë në protestë po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e saj.

E organizuar për të kundërshtuar tekstin e ri të historisë 12, protesta mblodhi mjaft

nxënës të cilët nën presionin e bojkotimit të mësimit, kanë ngritur zërin dhe kanë protestuar ndaj ndryshimeve të reja të këtij teksti.

E ndërsa drejtuesit e shkollës ushtruan presion që nxënësit të futeshin patjetër në mësim, ata janë takuar edhe nga deputeti socialist, Ilir Gjoni, i cili ka qenë në anën e nxënësv e gjatë protestës.

Sipas tij, denoncimi i drejtuesve të kësaj shkolle ndaj lëvizjes "Rini aktive" përbën një turp për trupën arsimore.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE