Londër, 28 shtator, NOA - Ngrohja globale është një dukuri e cila po ndodh më shoejt nga sa mendohej apo nga sa kanë parashikuar shkencëtarët.
Ajo po kthehet në një dukuri të rrezikshme për jetën pasi norma e përshpejtimit të saj është më e lartë nga ritmi i zakonshëm që ekspertët i kishin dhënë për vitet e ardhshme.
Një studim i ri për ndryshimet klimatike thotë se temperaturat globale mund të njohin një rritje katastrofike prej katër gradësh gjatës jetës së shumë njerëzve.
Studimi është hartuar nga një prej organizmave kryesorë që monitoron ndryshimin e klimës, Qendra Hadley në Britani dhe parashikon një perspektivë ndryshimesh shkatërruese edhe më pranë në kohë nga sa ishte parashikuar më parë.
Mendohet se deri në vitin 2050 do të shënohet një rritje e temperaturës mesatare prej 10 gradësh celsius, por edhe më shumë se kaq në disa zona si Arktiku dhe Afrika. Kjo do të thotë një rënie e thellë e shirave në disa zona, përmbytje në zona të tjera dhe shfarosje të gati mbi gjysmës së specieve dhe bimëve të botës.
n.e/NOA