English

Tiranë, arrestohen dy të mitur, po vidhnin një Fast Food

Tiranë, 28 shtator NOA - Dy të mitur janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për vjedhjen e një lokali Fast Food.

Burime nga policia thanë se ditën e djeshme shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 në Tiranë u krye arrestimi dy të miturve, L.S, 15-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë dhe R.H, 14-vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sauk Tiranë. Arrestimi i tyre u krye pasi dje janë kapur në flagrancë në rrugën "5 Maji", tek tregu "Dinamo", duke vjedhur dyqanin Fast Food, në pronësi të një shtetasi. Sipas policisë dy të miturit po tentonin të largoheshin me një karrocë në të cilën kishin vendosur të gjitha sendet e vjedhura por janë diktuar nga patrulla e cila ka ndërhyrë menjëherë duke i shoqëruar ata në komisarit.

Dy djemtë akuzohen për veprën penale të "vjedhjes" e kryer në bashkëpunim.

k.k/NOA

KOMENTE