English

Ambasadori i KE, Lohan: Debati më i mirë politik bëhet në parlament

Tiranë, 29 shtator, NOA - Bashkimi Evropian tregon interes për futjen sa më parë të opozitës në rrjedhat e një jete parlamentare normale.

Përveç deklaratave mbështetëse për futjen e deputetëve socialistë në Kuvend nga përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtarë ditët e fundit, i njëjtë duket se ka qenë edhe reagimi i ambasadorit të Komisionit Evropian në vendin tonë, Helmut Lohan.

Duke folur për bojkotin e opozitës në Kuvend, ai ka deklaruar se debati më i mirë

politik bëhet në parlament.

Deklarata e Lohan u bë gjatë konferencës Kundër Pastrimit të Parave dhe Krimit Ekonomik në Durrës, ndërsa Lohan ka folur gjatë fjalimit të tij me këtë rast edhe për çështje të tjera.

"Jemi të kënaqur me ecurinë e fenomenit të luftës ndaj pastrimit të parave dhe do të vijojmë edhe luftën kundër krimit financiar", mësohet të jetë shprehur ai.

n.e/NOA

KOMENTE