Las Vegas, 29 shtator NOA - Turneu i Britney Spears, "Circus" ka përfunduar dhe tani ajo do të largohet nga qytetet për ta vazhduar atë jashtë vendlindjes së saj.
Princesha e popit ka përfunduar koncertin në Amerikën Veriore në kuadër të turneut të saj botëror duke mbajtur dy koncerte gjatë fundjavës në Las Vegas.Mel B, Miley Cyrus dhe Barry Manilow kanë qenë mysafirët e saj të cilët kanë kënduar në sallën "Mandalay Theater" bashkë më këngëtaren. Ish këngëtarja e grupin Nsync, Lance Bass ka bërë një paraqitje shumë seksi gjatë koncertit të këngëtares në Vegas.