Uashington, 29 shtator, NOA - Ndërsa data 22 janar është përcaktuar si afati i fundit për mbylljen e burgut të Guantanamos ku mbahen persona të dyshuar për terrorizëm, po nisin të kryhen lirimet e para të të burgosurve nga ky vend.
Lajmi është dhënë nga një zëdhënës ushtarak amerikan, sipas të cilit grupi i punës që është ngritur për hartimin dhe zbatimin e planit të mbylljes së burgut famëkeq, tashmë ka vendosur për lirimin e 75 prej 223 të burgosurve në Guantanamo.
Kjo shënohet si përpjekja e parë për mbylljen e kësaj qendre ndalimi, në një kohë që bëhet e ditur se tashmë emrat e personave që do të lirohen janë publikuar pranë saj.
n.e/NOA
Â
Â
Â
Â