Shkup, 29 shtator NOA- Ish-presidenti i Maqedonisë dhe kryetar i partisë opozitare më të madhe në Maqedoni, Branko Cërvenkovski ka deklaruar sot se disa pjesë të Enciklopedisë nxisin ndarje dhe tensione brenda në shoqëri dhe na konfrontojnë me miqtë tanë të jashtëm.
Për këtë arsye ai kërkon përgjegjësi nga njerëzit e parë të Akademisë së Maqedonisë dhe Redaksisë.
"Enciklopedia nuk është një libër i thjeshtë, dhe akademia e Republikës së Maqedonisë nuk është një organizatë joqeveritare", u shpreh Cërvenkovski.
Ai tha se projekti është financuar nga Qeveria e Maqedonisë dhe është promovuar nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe presidenti Gjorgje Ivanov, prandaj sipas tij, nuk lejohet që këta dy persona të mos kenë qëndrim lidhur me këtë çështje.
"Maqedonisë i duhet një presidenti dhe kryeministër me qëndrim dhe jo me rejting, president dhe kryeministër që i zgjidhin problemet e jo që ikin nga problemet.
LSDM edhe një herë e fton presidentit Ivanov dhe kryeministrin Gruevski të distancohen nga pjesët kontestuese në enciklopedi", theksoi Cërvenkovski.
(NOA-INA)