English

Digjet flamuri maqedonas në ndeshjen e futbollit mes kosovarëve e maqedonasve

Prishtinë, 29 shtator, NOA - Në ndeshjen e djeshme të futbollit midis Prishtinës dhe Vllaznimit në stadiumin e qytetit të Prishtinës është djegur flamuri shtetëror i Maqedonisë.

Flamuri siç bëhet e ditur është djegur nga tifozët e skuadrës së Prishtinës, mirëpo në stadium ka pasur edhe pankarta antimaqedonase. Pamjet e djegies së flamurit janë parë edhe në fotot e publikuara. Deri tani nuk ka pasur reagime lidhur me këtë ngjarje, e cila ka shpërthyer pas debateve që po vijojnë për çështjen e botimit të "Enciklopedisë maqedonase" nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM).

KOMENTE