Durrës, 29 shtator NOA - Tre muaj pasi u akuzuan për vrasje, dy vëllezërit kanë vendosur të shkojnë vetë në qeli.
Vëllezërit nga Fieri, Romeo Braka 21-vjeç dhe E.Braka 17-vjeç u vetëdorëzuan sot në policinë e Durrësit pasi ishin shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur ditën e zgjedhjeve më 28 qershor.
Ngjarja për të cilën akuzohen dy vëllezërit e rinj ndodhi në sheshin e fugonave në Durrës kur ata qëlluan për vdekje pas një sherri për parkimin e makinave, Dritan Nezën.
Policia mundi të identifikonte autorët e dyshuar të vrasjes dhe t'i shpallte ata në kërkim ndërsa nuk kishte mundur t'i gjente.
Por puna e policisë është lehtësuar sot kur ata kanë vendosur të shkojnë vetë tek ata.
k.k/NOA
Â