Tiranë, 29 shtator NOA - Hakmerret ndaj bashkëshortes e cila kërkoi hapjen e procesit gjyqësor për divorc duke i vënë zjarrin shtëpisë.
Ngjarja ndodhi dje në lagjen Babrru në periferi të Tiranës kur Ilir Tufollari, 46-vjeç i ka vënë zjarrin banesës e tij.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe pas hetimeve të para zbuluan se zjarri ishte vënë me dashje nga kryefamiljari.
Pas marrjes në pyetje të pjesëtarëve të familjes rezultoi se 46-vjeçari ishte në proces gjyqësor për të kryer divorcin nga bashkëshortja e tij.
Kështu për tu hakmarrë ndaj gruas ai i ka vënë zjarrin shtëpisë me qëllim që ajo të mos merrte asgjë kur të largohej.
Ndërkohë që kjo hakmarrje brenda familjes i ka kushtuar prangat Tufollarit i cili u arrestua për veprën penale të "shkatërrimit të pronës me zjarr".
k.k/NOA
Â