English

Kompania Vodafone Albania prononcohet mbi tarifat e reja dhe ofertat për abonentët

Tiranë, 29 shtator NOA - Kompania e telefonisë celulare Vodafone Albania doli sot me një prononcim zyrtar mbi tarifat dhe ofertat e reja të saj për abonentët me parapagesë të programit Vodafone Card.

Ajo thotë se ka vendosur ta nisë këtë stinë të re me të tjera oferta fantastike për të gjithë klientët e saj Vodafone Card.

"Pas shumë investimeve të fuqishme në teknologji, produkte dhe shërbime përgjatë muajve të verës, të cilët e kanë rritur edhe më tej cilësinë e shërbimit ndaj klientit, tashmë Vodafone prezanton të tjera surpriza", - thuhet në njoftimin e kompanisë.

Ajo ndalet në listën e re tarifore, përmes të cilës thekson se ul ndjeshëm tarifat e komunikimit për thirrjet brenda dhe jashtë vendit.

Kështu prej disa javësh, me programin e ri me parapagesë Vodafone Card, të gjitha thirrjet kundrejt rrjeteve kombëtare janë deri në 25% më të lira, ndërsa thirrjet drejt rrjeteve ndërkombëtare janë ulur deri në 35.34%.

Kompania ndalet dhe në ofertën e re e cila i mundëson klientëve që të menaxhojnë shpenzimet e tyre të komunikimit përmes "Paketës Ditore" që kushton vetëm 100 lekë me TVSH dhe me anë të së cilës mund të flasin 12 minuta drejt çdo rrjeti kombëtar.

"Kjo ofertë është transparente si çdo ofertë tjetër e Vodafone Albania, pa kosto të fshehura. Kostoja për çdo minutë të telefonatës është e njëjtë, pavarësisht nëse është minuta e parë apo e fundit e telefonatës", - thekson kompania.

Duke u ndalur në detajet e ofertës që do të vijojë deri në datë 30 Nëntor 2009, kompania sqaron se përfitohet me një telefonatë në numrin 15116 dhe vlefshmëria e paketës është deri në orën 23:59 të ditës pasardhëse.

e.r/NOA

KOMENTE