Bruksel, 29 shtator NOA-Një delegacion i Bashkimit Evropian do të bëjë një vizitë muajin e ardhshëm në Ballkan për të parë nga afër nëse vendet e këtij rajoni kanë përmbushur kushtet e nevojshme për regjim të lirë vizash.
Sipas radios Evropa e Lirë, Barrot ka thënë se heqja e vizave është hapi thelbësor në rrugën e rajonit drejt integrimit në BE. Barrot i ka bërë këto komente në Mal të Zi, pas vizitës së tij në Serbi. Këto dy shtete dhe Maqedonia pritet të marrin dritën jeshile për lëvizje të lirë në BE, që nga janari.