English

Linja telefonike falas për qytetarët mbështet ILDKP në luftën kundër korrupsionit

Tiranë 28 shtator NOA - Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar nisi sot fushatën televizive për të inkurajuar publikun, median dhe shoqërinë civile për raportimin e rasteve të fshehjes së pasurisë ose të konflikteve të mundshme apo reale të interesit tek zyrtarët publikë dhe të zgjedhurit.

ILDKP luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e qeverisjes në Shqipëri me anë të monitorimit, hetimit dhe ofrimit të mbështetjes dhe udhëzimeve për deklarimin e pasurive dhe konflikteve të interesit dhe i dërgon hetimet e saj në Prokurorinë e Përgjithshme për ndjekje të mëtejshme penale.

Fushata televizive evidenton mënyrat e ndryshme që qytetarët e interesuar mund të përdorin për të raportuar abuzimet e mundshme me postin nga zyrtarët publikë.

Këto mënyra janë: linja telefonike falas me numrin 0800-9999, posta elektronike me adresë ose me letër apo vizitë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, që ndodhet në Rr. "Reshit Çollaku, Tiranë.

Programi i USAID-it për Shtetin Ligjor punon me gjykata, ILDKP-në dhe institucione të tjera të mbikëqyrjes si dhe me organizata monitoruese për të luftuar korrupsionin në sektorin publik shqiptar.

k.k/NOA

Â

KOMENTE