Uashington, 29 shtator NOA-Presidenti amerikan Barak Obama takon sot në Uashington shefin e NATO-s Anders Fog Rasmusen.
Takimi vjen një ditë, pasi Rasmusen mbështeti raportin e komandantit amerikan Stenli MekKristël.
Raporti i MekKristëlit paralajmëron se lufta mund të humbet, nëse brenda vitit nuk shtohen trupat.
Të mërkurën, Rasmusen do të takohet edhe me sekretarin e mbrojtjes Robert Gejts, sekretaren e shtetit Hillari Klinton dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare Xhejms Xhons.
Obama së shpejti pritet të marrë vendimin mbi dërgimin ose jo të trupave shtesë në Afganistan.
Â