English

Menduh Thaçi: Me "Enciklopedinë" po tentohet shlyerja e autoktonitetit shqiptar

Shkup, 29 shtator, NOA - Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka deklaruar se "Enciklopedia Maqedonase" ka si qëllim shlyerjen e autoktonitetit të shqiptarëve në Maqedoni.

Ai këtë e ka theksuar në debatin televiziv "Opinion", duke shtuar se asnjëherë shqiptarët nuk do të lejojnë që dikush të tentojë të falsifikojë historinë dhe autoktoninë e tyre në Maqedoni dhe se sipas tij, nuk do të lejohet që shqiptarët të konsiderohet se janë të ardhur në këtë vend pas shekullit 16.

Thaçi ka shtuar se në rast se Maqedonia vazhdon të bllokoj proceset evrointegruese dhe diskriminimin e hapur shqiptarët, atëherë ata sipas tij vetëvetiu do të shkatërrojnë këtë shtet shumëetnik.

Kryetari i PDSH-së, ka përsëritur faktin se "Enciklopedia maqedonase" ka mbështetjen e fortë nga ana e qeverisë maqedonase dhe se sipas tij, me këtë vepër po tentohet që ti iket realitetit të diskriminimit të shqiptarëve dhe bllokimit të proceseve euro-integruese.

NOA-INA

Â

KOMENTE