Tiranë, 29 shtator, NOA - Çdo tekst shkollor me gabime do të korrigjohet dhe në këtë mënyrë do t'u jepet fund të gjitha debateve në lidhje me ndryshimet brenda tyre të krijuara kohët e fundit.
Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni vetë ministri i ri i Arsimit dhe Shkencës, Myqyrem Tafaj gjatë një pohimi të tij për mediat.
I pyetur nga gazetarët lidhur me konfliktin e lidnur mes nxënësve, por edhe qarqeve të caktuara të shoqërisë dhe politikës lidhur me tekstin e historisë 12, Tafaj pohoi se ndryshimet brenda tij do të realizohen brenda vitit.
"Për këtë çështje do të merren ekspertë të posaçëm", shtoi Tafaj, duke treguar një kthesë në qëndrimin e qeverisë lidhur me këtë çështje, e cila u shoqërua edhe me një protestë nxënësish ditën e djeshme.
Ndërsa në lidhje me grevën e urisë së studentëve të Universitetit të Vlorës, ai tha se ajo nuk ka motiv dhe prandaj duhet të ndalet.
n.e/NOA